INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorët sërish në protestë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ngrenë “Kuvendin” [VIDEO]

Aktorët sërish në protestë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ngrenë “Kuvendin” [VIDEO]

Publikuar më: 20:54 15-06-2018

Aktorët janë mbledhur mbrëmjen e sotme tek Teatri Kombëtar ku kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për prishjen e këtij institucioni.

Në orën 19:00 në zonën para teatrit u ngrit një miniskenë, që artistët e pagëzuan me emrin “Kuvendi”. Ideja e tyre e protestës është konceptuar pikërisht si një Kuvend, ku çdokush mund të flasë dhe të japë mendimin e vet se përse duhet mbrojtur teatri.

Regjisori Altin Basha kërkoi që Qeveria të tërhiqet nga projektligji dhe ftoi edhe pushtetin vendor që të dialogojë me ndershmëri me artistët.

Artistëve iu bashkuan dhjetra qytetarë në protestën e tyre kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Edhe Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Kryetari Lulzim Basha publikoi në rrjetet sociale mbështetjen e tij.

“Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime”, thotë ai.

Article Logic
Execution time: 0.0038051605224609