INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori dhe regjisori i njohur, Laert Vasili bëhet pjesë e LSI-së

Aktori dhe regjisori i njohur, Laert Vasili bëhet pjesë e LSI-së

Publikuar më: 14:22 20-05-2017

Aktori dhe regjisori i njohur, Laert Vasili ka vendosur të bëhet pjesë e LSI-së. Ministrja Klajda Gjosha gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së në Tiranë, ka prezantuar para të pranishmëve aktorin, Laert Vasili i cili përfaqëson dhe një grup të madh artistësh që kanë vendosur t’i bashkohen LSI-së. Aktori tha se, ndonëse ka jetuar e punuar për shumë vite jashtë vendit, emocionin më të fortë e ka përjetuar duke qenë bashkë me të rinjtë e LRI-së.
“Jam i sigurt për fitoren dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë i sigurt kur shoh se ju nuk jeni nga ata që do bëni dokumentet për të fituar lotarinë për të braktisur këtë vend. Por ju do jepni energjinë tuaj për ta bërë këtë vend, siç zgjodha unë që pas 20 vjetësh të kthehem në Shqipëri pas një karriere jashtë. Ju siguroj se emocionin më të fortë nuk e kam ndjerë në asnjë publik në vendet e Europës, por sot këtu tek ju, tek Lëvizja Rinore për Integrim”, tha Laert Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0023279190063477