Mesa duket të fitosh çmimin më prestigjoz në Hollyëood nuk është e mjaftueshme që të merresh në konsideratë nga vajza e keqe Riri.
Eddie Redmayne dhe bashkëshortja e tij Hannah Bagshaëe mesa duket janë refuzuar në after-party ekskluzive të organizuar nga Rihanna pas Met Gala. Mësohet se aktori britanik u tërbua dhe foli shumë i nevrikosur në telefon pasi iu mohua hyrja bashkë me bashkëshorten e tij publicist. Duket se ata nuk ishin në lartësinë e listës elitë të personazheve VIP të përzgjedhur në festën e organizuar nga bukuroshja nga Barbadosi. Padyshim e rëndë!