E tmerrshme ajo që ka ndodhur në Hollywood!
Një aktor aspirant i cili po përballej me akuzat për abuzim seksual vendosi një pistoletë në kokën e tij dhe e shkrepi ndërkohë që po transmetonte gjithçka live në Facebook-un e tij në mëngjes herët. Aktori 33 vjeçar Frederick Jay Bowdy u fut në rrjetin e njohur social në orën 5:30 të mëngjesit dhe u tha të gjithë fansave që do t’i jepte fund jetës së tij. Familjarë të tij nga jashtë vendit panë transmetimin live të Bowdy dhe telefonuan policinë e Los Angeles që të bënin një kontroll sigurie. Oficerët e policisë shkuan menjëherë, por në kohën kur e gjetën ai e kishte vrarë tashmë veten dhe ishte i pajetë, i ulur në një makinë.