...dhe ka dashur të bëhet shembull për të gjithë të tjerët.
Ai lajmëroi nëpërmjet një statusi në Twitter se ka sabotuar facebook-un duke hequr dorë prej këtij aplikacioni njëherë e përgjithmonë.
Të gjithën këtë e bëri pasi tha se kishte marrë një mësim të mirë prej ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane. Aktori i njohur Jim carrey ka deklaruar se do të shesë aksionet e tij në këtë rrjet social pasi Facebook nuk mori masat e duhura kundër këtij fakti.
Postimi i plotë i Carry-t thoshte “Rusia ndërhyri në zgjedhjet tona, por ende nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta ndaluar atë. I inkurajuar investitorët e tjerë, të cilët kujdesen për të ardhmen e këtij vendi, ta bëjnë të njëjtën #unfriendfacebook”.
Ai e ka shoqëruar fjalën e tij me një foto ku shfaqet portreti i Mark Zuckenberg pranë një butoni “unlike” me mbishkrimin “Facebook”.