Dasma e njërit prej aktorëve më karzmatikë të “Apartamenti 2XL” dhe njëkohësisht mikut të ngushtë të Ermal Mamaqit, Eglein Laknori ishte një mbrëmje e mbushur me shumë energji
Atmosferën e bënë të tillë të ftuarit ndër të cilët do të veçonim: Turjan Hyskën, Orinda Hutën, Ermal Mamaqin, Amarda Toskën, Roland Hysin, Ermir Mamaqin e shumë të tjerë. E gjithë dasma ishte e organizuar sigurisht nga Ami Event ku Ermali dhe Ami kishin bërë më të mirën për mikun e tyre.
E sigurisht, nuk kishin si të mungonin batutat e Mamaqit i cili edhe situiatën më serioze arrin ta kthhëj në humor. Kështu, krahas një video të postuar nga dasma, ai shkruan: “Kur u martua dhe Egi”. Ndërkohë si diçiturë të videos ka shkruar: U martua dhe Egi. Po bien çdo ditë çunat beqarë... Tagg një shoqe që po bëhet vonë për tu martu”.