INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori i famshëm ka dy fjalë për Justin Bieber dhe mbesën Baldwin [FOTO]

Aktori i famshëm ka dy fjalë për Justin Bieber dhe mbesën Baldwin [FOTO]

Publikuar më: 15:23 12-09-2018

Aktori i famshëm amerikan Alec Baldwin ka dhënë komentet e tij të para lidhur me fejesën e mbesës Hailey Baldwin me këngëtarin Justin Bieber dhe u ka ofruar atyre ca këshilla.

“Për njerëzit që martohen të rinj, kam vetëm një këshillë, ata duhet të kalojnë kohë me njëri tjetrin”, ka thënë aktori 60 vjeçar në një intervistë. “Sidomos Bieber, që tani po e jeton një karrierë prej super stari”.

“Jam goxha më i vjetër se ata të dy por jam martuar tash së fundmi dhe unë e gruaja ime i kemi bërë katër fëmijë në katër vjet e gjysmë dhe unë nuk shkoj askund pa familjen time. Refuzoj edhe oferta pune nëse ata s’mund t’i kem afër. Nëse doni martesë të suksesshme, duket të rrini me njëri tjetrin”. ka thënë Baldwin.

Sigurisht ai është pyetur edhe për dasmë, megjithatë ka thënë se nuk di asgjë prej gjëje.

Article Logic
Execution time: 0.0032980442047119