Aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug ka mbushur plot 35 vjeç. I cilësuar si “ Brad Pitt i Turqisë” bjondi simpatik e ka festuar këtë ditëlindje ndryshe nga herët e tjera .
Bashkëshortja e tij Basak Dizer ka organizuar me këtë rast një festë madhështore. Por një ngjarje e papritur, ka bërë që festa të ndërpritet.
Tatlitug bashkë me bashkëshorten janë nisur drejt spitalit, pasi vjehrri i tij ka kaluar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Çifti ka qendruar gjithë natën në spital dhe në mëngjes janë kthyer në shtëpi.