Aktori turk Tolgahan Sayisman, i cili ka fituar mjaft çmime për pamjen e tij në të kaluarën po vjen me një serial të ri. Pas hiteve të padiskutueshme ku ai mori pjesë, tani ai do të jetë pjesë e kastit të serialit më të ri turk "Dritë Jete"(Hayat Isigi). Përkrahë tij në rol kryesor do të jetë aktorja Esra Bilgic. Duke parë sukseset e mëparshme të filmave ku Sayisman ka pasur role, pritet që dhe ky të jetë një sukses i padiskutueshëm.