Dy aktorët e humorit të ‘Portokalli’, Florjan Binaj dhe Ledio Lako, kanë qenë të ftuarit specialë të emisionit ‘E Diell’ në ‘Top Channel’. Ato kanë marrë pjesë në lojën ‘Këndi i së vërtetës’, ku i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje nga më të ndryshmet. Një nga më pikantet ka qenë momenti kur Ledio ka pyetur kolegun e tij: ‘Kur ka qenë hera e fundit që ke bërë një punë pa lekë?’. Edhe pse kjo pyetje ka shkaktuar të qeshura në sallë, Florjani ka zbuluar se në fakt ai ka filluar të punojë që në moshën 8 vjeçare.
“Unë kam punuar që 8 vjeç. Kam filluar të shes piktura, apo dhe punë të ndryshme. Kam punuar ‘security’ nëpër panaire, kam punuar tek dyqani i babit tim, e ndihmoja pa lekë, kam punuar edhe faturino furgoni”, është shprehur ai, deklaratë kjo që ka marrë duartrokitje nga publiku. Përsa i përket pyetjes së Florjanit ndaj Ledios, ky i fundit ka zbuluar një ‘sekret’ në lidhje me duart e tij. ‘Duart e mia janë qullë. Nuk më gjihen shenjat e gishtërinjve. Janë mbledhur njëherë 6 gra, një më thante, një më fshinte’, ka treguar ai, duke shkaktuar kështu të qeshura në publik. Kujtojmë se dy djemtë kanë një shoqëri të gjatë me njëri-tjetrin, ndërsa tani po punojnë së bashku në komedinë teatrale me titull ‘Tango.