Aktori i njohur i humorit Besnik Çinari ka pësuar ditën e djeshme një atak kardiak dhe është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës.
Ka qenë gazetari Dëfrim Methasani, i cili ka bërë të ditur lajmin duke ndarë një foto me aktorin në shtratin e spitalit.
Methasani ka bërë dhe thirrje për të ndihmuar ikonën e humorit dhe për ta mbështetur në këto momete të vështira:
“Përshëndetje miq. Isha mësuar ta shoh në skenë dhe në ekran, ta takoj në kafe, apo evente. Por ndjeva dhimbje sot teksa e takova në reaminacionin e pavionit të kardiologjisë. Ju gjenda me aq sa munda, por humoristi dhe artisti shkodran Besnik Çinari ka nevojë për më shume. Ndaj ju ftoj ta mbështesim, kush mundet dhe sa mundet…Të shkuara mjeshtër”, shkruan gazetari.