Punët mesa duket po shkojnë gjithmonë e më keq për aktorin e njohur të House of Cards, Kevin Spicey.
Akuza të reja janë ngritur ndaj tij për ngacmim seksual të 3 meshkujve në Londër dhe Gloucester.
Këto akuza i janë shtuar atyre 30 në total të ngacmimeve seksuale që fituesi i dy çmimeve Oscar ka kryer përgjatë gjithë karrierës së tij.
Menjëherë me daljen në shesh të këtyre ngacmimeve që ai ka kryer, aktori nuk do të jetë më pjesë e sezonit të fundit të serialit.