Trupi i pajetë i 47 vjeçarit u gjet nga e dashura e tij, në korridorin e shtëpisë. Ai u bë i njohur me rolin në Hugh te ‘Bijtë e Anarkisë’, por së fundmi kishte probleme nga abuzimi me drogën dhe alkolin. Këto i kishin dhënë Alan O’Neill, probleme të shumta me zemrën. Megjithatë, policia është ende në pritje të përfundimit të autopsisë për të dhënë deklaratën përfundimtare.