Ai ka qenë një prej personazheve më të dashur në “Portokalli’.
Por erdhi momenti kur u shkëput plotësisht nga spektakli i humorit dhe u rikthye me projekte private.
"M'fal për shprehjen’ ishte projekti që e riktheu aktorin për t’u larguar sërish.
I ftuar në një event në Tiranë, Pupa ka dhënë një intervistë të shkurtër për emisionin “Lart e Poshtë”, ku ka konfirmuar rikthimin në ekran.
“Shumë shpejt do të jem producent i një shoë ku do të shfaq të gjitha aftesitë e mia në aktrim e këngë.”-është shprehur aktori i njohur i cili ka konfirmuar se në krahun e tij do të jetë sërish aktorja Egla Ceno, me të cilën ai realizoi një miniserial të suksesshëm ku ata luanin rolin e një çifti.
“Kur të krijoj një agjenci divorci atëherë do të ndahem nga Egla.”-ka thënë Pupa.