INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori i njohur shqiptar bën rrëfimin e çuditshëm për të dashurën e parë: E bleva dhe më pas ja shita dikujt tjetër [FOTO]

Aktori i njohur shqiptar bën rrëfimin e çuditshëm për të dashurën e parë: E bleva dhe më pas ja shita dikujt tjetër [FOTO]

Publikuar më: 14:25 26-10-2018

Herion Mustafaraj është një prej aktorëve më të dashur për publikun shqiptar, që me rolin e tij në “Beni ecën vet” ka arritur të bëjë për vete gjenerata të tëra.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin Soiree, ku ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë me të dashurën aspak të zakontë.

"Unë kisha një shok, që babain e kishte shofer që dilte jashtë shteti. Atë kohë ai kishte futur një fotografi të një femre nudo. Thjesht një femër nudo. Vjen një ditë në shkollë dhe më thotë, shikoje çfarë kam. Unë sa e pashë thashë me vete, mos, kjo është imja. Kjo është imja, do e blej vëllai jot. E bleva për 100 lekë, atë kohë i thonë 100 dollarë. Ajo ishte gocë e mirë, pa fjalë. E mbajta, e palosa e bëra të vogël dhe u mërzita. E shita pastaj për 500 lekë dhe ajo shkoi rreth e rrotull gjithë shkollës dhe kur më erdhi mua, më erdhi në gjendje shumë të keqe. Kur më erdhi mua ishte palosur e palosur dhe kur e hapa, shoh dashnoren time të parë. Ishte bërë e shkreta, s'i dukej asgjë, ishte bërë viza-viza. Pastaj e bleva prap për 30 lek dhe ja dhashë ushtarit që qëndront tek piramida që po ndërtohej, derisa ne çunat bënim xhiro në piramidë."- ka rrëfyer Herioni.

herion_nn.png

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836