Efektivja e policisë shqiptare Ina Nuka, humbi 2 nga gishtat e dorës ditën e djeshme, pasi u lëndua nga një kapsollë që u hodh gjatë protestës së banorëve të Unazës së Madhe përpara Parlamentit.
Lidhur me këtë ngjarje ka patur shumë reagime në rrjetet sociale e mes tyre edhe personazhë të njohur publikë. Një prej tyre është edhe aktori i njohur Neritan Liçaj i cili i ka dedikuar një status në Facebook dhe i ka kërkuar Inës të tregojë të vërtetën se çfarë ka ndodhur para të gjithë shqiptarëve.
“Me shumë respekt ju drejtohem ju, oficere e policisë Ina Nuka.
Kam vlerësimin maksimal për ju dhe të gjithë uniformat sepse jam rritur dhe edukuar nga një baba ushtarak.E di shumë mirë sa detyrë të bukur, të vështirë, plot përgjegjësi dhe delikate keni të gjithë ju në uniformë!
E njoh me detaje formulën e betimit,kodin e nderit dhe të së vërtetës që udhëheq parimin tuaj bazë në thirrjen e brendshme që keni si njerëz për t’i shërbyer këtij vendi,kombi dhe flamuri.Për këtë, gëzoni mirënjohjen dhe respektin,të paktën timin personal.
Do të të isha shumë mirënjohës që në bazë të këtij betimi të së vërtetës dhe sikur ajo t’ju rrezikojë gjithçka deri dhe jetën tuaj,sipas kodit të ushtarakut të thoni të vërtetën tuaj…dhe jo atë që tregon propaganda e cartur ku del një herë katër gishta të prerë, një herë dy gishta të prerë , një foto me një gisht të fashuar dhe një me flokë gështenjë me dy duar të fashuara…
Si ushtarake në detyre e keni gjithë të drejtën dhe detyrën të thoni të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe të mos lejoni që nderi juaj si ushtarake në detyrë të bëhet lojë që trazon një vend të tërë që ju jeni betuar ta mbroni.
Me shumë respekt për ju.
Do ishe heroina ime nqs do e bëje këtë gjë.Të tregoje të VERTETEN para shqiptarëve!”- është shprehur ai nëpërmjet një statusi në Facebook.