INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori i njohur shqiptar “shpërthen” ndaj Ramës: Merrni njerëz të aftë dhe jo militantë që abuzojnë [FOTO]

Aktori i njohur shqiptar “shpërthen” ndaj Ramës: Merrni njerëz të aftë dhe jo militantë që abuzojnë [FOTO]

Publikuar më: 12:52 10-10-2017

Thirrja e fundit e Edi Ramës për “spastrimin” e administratës publike nga militantët, të cilët i konsideron “parazitë”, nuk është pritur aspak mirë.

Ndër ata që kanë reaguar është edhe aktori i njiohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Neritan Liçaj. Ky i fundit ka hedhur akuza të forta kundër shtetit dhe shefit të qeverisë.  

Ai e ka ironizuar deklaratën e Ramës me anë të një statusi:

“Problemi i shtetit Shqiptar per mendimin tim,eshte,se vazhojme me shtete partish,ose e quajtur ndryshe PARTI-SHTET,si ne kohen e diktatures.Ke militant dhe njerez te mbrojtur politikisht qe bejne si agallare dhe nuk zbatojne ligjet ne poste drejtuese qe kane.Dhe pastaj liderat e tyre qe ikane vendosur vet,bertasin"Pse nuk funksjonon shteti?"!E thjesht s'jan specjaliste dhe jane te mbrojtur nga ai qe bertet.Atehere perse bertisni zoteri te pushtetit kur kete katrahure jeni ju qe e keni gatuar?!Mos lani duart si Ponc Pilati.Merrni njerez te denje dhe te afte dhe jo militante qe jo vetem abuzojne por dhe nuk dine te bejne punen.Fare e thjeshte”, shkruan aktori, Neritan Liçaj.  

neritan_licaj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038719177246094