Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe shumë vende të tjera e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm.
Një ndër aktorët më simpatikë turq është konsideruar Tolga Karel.
Me sytë ngjyrë blu dhe flokët gjithmonë të kuruar dhe të gjatë, Tolga i ka rrëmbyer zemrën shumë fanseve. Por, në vitin 2016, ai u shpërngul përfundimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktori u martuar me Sarah Scott dhe nisi një jetë të re. Së fundmi, ai ka postuar një foto me bashkëshorten e tij dhe vajzën e tyre Mia, duke festuar 40-vjetorin e aktorit.
Të gjithë fansat që nxituan ta uronin për ditëlindje, janë habitur nga ndryshimi i tij drastik. Shumica prej tyre madje, nuk kanë arritur ta njohin dot, pasi aktori tashmë shfaqet i thinjur dhe tullac. Prerja e flokëve dhe e mjekrës që e karakterizonte, duket se e ka shndërruar Tolgën krejtësisht në një tjetër njeri. Ky ndryshim le të themi, nuk është pritur aq mirë nga fansat, të cilët nuk kanë ngurruar t'i komentojnë se është një zgjedhje e gabuar dhe nuk ngjan aspak bukur.