Sa të lumtur duken!
Dasma e tyre vitin e kaluar bëri jehonë si në mediat shqiptare ashtu edhe në ato turke. Bëhet fjalë për çiftin simpatik Tolgahan Sayisman dhe ish-Missi shqiptar Almeda Abazi. Pak kohë më parë qarkulloi një foto ku shihej Almeda duke qerasur me kafen vjehrrën e vjehrrin që i kishin ardhur për vizitë, duke na treguar kështu se modelja është një vajzë që i ndjek traditat.
Por mesa duket Tolgahani është me fat sepse Almeda gjithashtu gatuan shumë mirë, këtë e ka vërtetuar me anë të një videoje të postuar në “Instastorie” ku shkruan se po i përgatit Tolgahanit pjatën e tij të preferuar të cilën siç duket aktori e pëlqen nga duart e bashkëshortes.
“Sepse zemra ime e pëlqen”, është mbishkrimi që Almeda i ka lënë videos, duke etiketuar Tolgahanin i cili me siguri kur ka parë videon, mezi ka pritur të shkojë në shtëpi për të shijuar gatimin e përgatitur nga bashkëshortja.