Aktorët e njohur turk, Çağatay Ulusoy e Gizem Karaca si dhe këngëtari Cenk Eren janë dënuar nga një gjykatë në Stamboll me nga 10 muaj burg për përdorim të lëndëve narkotike.
Një gjyq procesi i të cilit vijonte prej 6 vitesh, por mesa duket gjykata e ka marrë verdiktin e saj raporton “TV Klan”. Në këtë proces ndodheshin 32 të arrestuar, të cilët u kapën në vrullin e operacionit anti drogë në Stamboll gjatë vitit 2013.
Çağatay Ulusoy është mjaft i njohur për publikun shqiptar në rolin e “Sarpit” në serialin “I Infiltruari, ndërsa aktorja dhe modelja Gizem Karaca, ka luajtur shumë seriale, mes të cilëve edhe “Dashuri Pa fund”.