Ata janë aktorët më të kërkuar në Turqi, por janë bërë të famshëm edhe në vendin tonë falë serialeve të shumtë që jepen nëpër televizione të ndryshëm. Fama e tyre i ka kaluar kufijtë e Turqisë dhe të gjithë shqiptare i njohhin falë roleve të tyre shumë të dashura në seriale të ndryshme. Emrat si Kivanç Tatlitug, Çagatay Ulusoy, Burak Tozkoparan apo Burak Özçivit tashmë janë të njohur për publikun, por njëri prej tyre paska qenë shumë afër nesh.
Bëhet fjalë për Burak Tozkoparan i cili është një ndër aktoret më me perspektivë në Turqi. Ai u bë shumë i njohur në trojet shqiptare me shumë role filmike, mbi të gjitha me rolin në serialin “Paramparça” (Fate të Kryqëzuara).
Megjithatë, aktori 25-vjeçar ka befasuar të gjithë me një imazh të publikuar në rrjetet sociale.
Ai ka qëndruar për disa ditë në Kosovë, nga ku ka publikuar edhe disa fotografi në llogarinë personale në Instagram. “Mirupafshim Kosovë”, ka shkruar aktori i cili njihet ndryshe si “Ozani”, por nuk dihet se për çfarë arsye Burak e vizitoi Kosovën.