Erxhan Kesal, aktori i cili luan rolin e Baba Idrisit, ka ardhur për herë të parë në Shqipëri dhe pasditen e djeshme dha një intervistë ekskluzive për emisionin "Rudina". Aktori tregoi se nuk ka mbaruar për aktrim, por u bë pjesë e kinemasë kur bashkëshortja ia këshilloi. Baba Idrizi zbuloi edhe shumë të pathëna nga seriali dhe xhirimet e tij.
Ai rrëfeu se ka studiuar dhe ka punuar për shumë vite si mjek, ka një qendër spitalore të tijën, ka shkruar 7 romane në gjuhën turke dhe ka luajtur gjithashtu si aktor në shumë seriale të suksesshëm turk.
Teksa fliste për ardhjen e tij të parë në Shqipëri aktori u shpreh:
“Unë ndihem këtu sikur jam në një qytezë tjetër të Turqisë, nuk ndihem si i huaj. Vetëm se nuk është afër, por kemi një afërsi shpirtërore, në zemër.”
Edhe pse nuk ka asnjë libër të përkthyer në gjuhën shqipe, ai ka treguar se qëllimi i tij është që librat e tij të përkthehen edhe në gjuhën shqipe.
E kam si qëllim që të përkthej libra në shqip, deri tani nuk kam. Do të takoj një shtëpi botuese këtu në Shqipëri, për të përkthyer librat në shqip”.
Për të gjithë kuriozët ai tregoi edhe për raportin me bashkëshorten e tij Nazar Eksen, gjithashtu aktore , protagoniste në filmin “Zonja Fazillet dhe të bijat”.
Ai tregoi se me bashkëshorten janë njohur gjatë një auditori mjekësor që ai po mbante me e ku prezentë ishin edhe shumë personalitete të kinematografisë. Mes tyre ishte dhe bashkëshortja e tij e cila e ka kuptuar se ai do të ishte njeriu i saj i jetës që sapo e pa të hynte në auditor.
Ercan Kesal tregoi se ka qenë e shoqja ajo që e ka shtyrë të luajë si aktor e madje përfundoi ai duke luajtur më shumë filma se vetë ajo.