INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori Keanu Reeves tregon 4 sekretet e suksesit të tij në jetë. Zbulojini tani!

Aktori Keanu Reeves tregon 4 sekretet e suksesit të tij në jetë. Zbulojini tani!

Publikuar më: 18:52 08-12-2016
Aktori bukurosh me famë ndërkombëtare Keanu Reeves  i ka dhënë disa këshilla njerëzve për të pasur një jetë sa më të lumtur.
Intv.al shton se këto këshilla ai i ka dhënë, bazuar nga eksperienca e tij e jetës.
 
1. Një vështirësi e jetës nuk është e përhershme
Ai ka thënë se vështirësi në jetë çdo njeri kalon, por në fund secili e kupton se asgjë nuk është përgjithmonë. Duhet t’i thoni vetes: do kalojë.
 
2. Një shpirt i mirë është më i dobishëm se pasuria
Sipas tij një njeri bujar, ka më shumë vlera se dikush që ka vetëm anën monetare në jetën  e tij. Varfëria e vërtet sipas tij, është të mos kesh dikë zemërmirë pranë dhe të gënjesh veten se je i lumtur me paratë.
 
3. Do humbisni njerëzit, por jo veten tuaj
Intv.al shton se Keanu këshillon se nuk duhet të mërziteni për njerëzit që kanë ikur nga jeta e tyre, pasi është diçka që nuk e shmang dot. Jeta merr rrjedhën e saj, por do kuptoni se vetëm vetja juaj nuk ju ka lënë.
 
4. Gjëja më e keqe që mund të bëni është të gënjeni veten tuaj
Sipas tij, ky është dëmi më i madh që mund t’i bëni vetes suaj. Kujdes, pasi ëndrrat dhe gjërat me vlerë që keni pranë, do ju zhduken dhe do  dështoni.
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0050969123840332