Ai ka qenë gjatë gjithë kohës beqari i preferuar nga femrat.
Madje vazhdoi të ishte i tillë edhe pas martesës. Aktori i njohur i Hollywood, George Clooney në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sunday Times” ka bërë deklaratën e papritur duke thënë se do të largohet nga bota kinematografike.
“Shikoni, kam qenë për një kohë të gjatë në këtë punë, kam 56-vjeç. Kam mjaft para. Kam shitur kompaninë për prodhimin e tekilës për një miliard dollarë. Nuk më nevojiten paratë, andaj do të zgjedh filmat ku mund të paraqitem eventualisht sërish”, është shprehur aktori.
Flitet se arsyeja e largimti të tij nga kinematografia ka qenë bashkëshortja Amal dhe binjakët pesë muajsh.
Megjithatë aktori thotë se së shpejti do të mund ta shohin në një film me temë politike. “Për shkak të gjendjes aktuale në politike, mendoj për këtë fushë. Në politikë gjithmonë kam qenë i kyçur. Babai im ishte në garë për kongres, familja ime është gjithmonë këtu. Do të përpiqem të ndihmoj ashtu siç di më së miri”, ka thënë Clooney.
Kujtojmë që filmi i tij i fundit ishte në vitin 2016, “Money Monster”.