Jo pak herë aktorët turq janë cilësuar si ndër më të preferuarit e femrave për shkak të paraqitjes së tyre. I radhës është edhe 28 vjeçari Xhan Yaman i cili po merr goxha famë falë rolit në serialin ‘Erkenci kus’ (Zog i hershëm). Për t’u përshtatur me roin, ai ndryshoi plotësisht pamjen duke lënë mjekër dhe duke formuar fizikun në palestër.
Mirëpo edhe pse cilësohet si aktor turk nëpër media, në të vërtetë Xhan është me origjinë shqiptare. 28-vjeçari ka lindur në Stamboll, por familja e tij është nga Prishtina. Xhan ka studiuar për juridik. Ai filloi të merrte mësime aktrimi për hobi dhe sot është një ndër aktorët pas të cilit vajzat po çmenden.