Ishte një mbrëmje e ndjerë për legjendën e filmave aksion, Samuel L. Jackson në BET Awards.
Emocional si kurrë më parë, ai falenderoi gruan dhe vajzën e tij për mbështjetjen ndërkohë që mori çmimin e Karrierës në skenën prestigjoze. Aktori 67-vjeçar i bëri homazh punës kolosale të dy femrave më të rëndësishme të jetës së tij, për të cilat tha se ishin ato që e shpëtuan duke e futur në rehabilitim. Jackson rrëfeu se kur e kishin gjetur pa ndjenja pas një feste beqarie nga festimi i tepërt, ato e shpëtuan duke mos hequr dorë nga ai!