Me siguri ky është hapi më i madh në karrierën e tij.
Ndoshta vendimi për t’u larguar nga Shqipëria ishte zgjedhja e duhur që bëri aktori Gent Bejko. Ai sot ka mundur të fitojë një rol në filmin “Mother” ku do të luajë krah emrave të mëdhenj të kinemasë botërore si: Jennifer Lawrence, Michelle Pfeiffer, Stephen McHattie, etj.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktori përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
“Ups, I did it again. It’s coming (Ja dola përsëri. Po vjen). Emri në listë. Dalëngadalë po vjen behari”, ka shkruar Bejko entuziast.