I ftuar në “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon ka qenë aktori i njohur Bes Bitraku. Pak javë më parë aktori u martua dhe më atë rast u zbulua edhe pritja e ëmbël e bashkëshortes së tij, e cila u shfaq me barkun e rrumbullakosur.
Besi zbuloi se po pret të bëhet me djalë dhe emrin e ka vendosur që tani. “Do e quajmë Marko si im atë”, tha ai.
Aktori tregoi se me partneren, Irini, ka më shumë se 2 vite lidhje intensive, prandaj dhe gjërat rrodhën shumë shpejt.