Kjo ka ndodhur gjatë një interviste live që ai po jepte. Është një ndër aktorët më të dashur për shumë prej jush, veçanërisht në telenovelën “Gaviota”. Por këtë herë ai është bërë protagonist i një ngjarjeje shumë të shëmtuar.
Teksa ka qenë duke dhënë intervistë, Eduardo Yanez ka humbur kontrollin dhe ka goditur me shuplakë gazetarin. Shkak i këtij gjesti është bërë insistimi i gazetarit për të mësuar diçka më shumë në lidhje me aksidentin e djalit të aktorit dhe arsyen se përse ai kërkoi para online dhe nuk iu drejtua babait të tij.
Kjo e ka acaruar 57-vjeçarin dhe pavarësisht se po përpiqej të mbante veten nën kontroll , e qëlloi me shuplakë gazetarin.
Biseda:
Gazetari: Pse djali juaj pasi përplasi makinën kërkoi para online dhe nuk kërkoi ndihmën tuaj?
Aktori: Nëse je kaq i shqetësuar për djalin tim, dërgoja ti paratë dhe fol me të
Gazetari: Kjo është puna ime
Aktori: Gjepura, kështu thoni gjithmonë për t’i bërë njerëzit të dëgjojnë gjëra që atyre s’u interesojnë fare
Pas kësaj, mësohet se gazetari do të ngrejë një padi ndaj aktorit.