Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktore apo aktore të ndryshme.
Një ndër aktorët turq më të pëlqyer nga femrat shqiptare mesa duket është edhe Kivanç Tatlitug, duket se aktori ka depërtuar thellë në mendjet e njerëzve që e ndjekin me protagonizmin dhe karakterin e tij të fortë si mashkull.
Duke qenë se në Shqipëri janë transmetuar shumë seriale turke ku ai është protagonist kryesor, publiku ka arritur ta shohë Kivanç Tatlitug me pamje të ndryshme.
"Kuzey", "Belul", "Xhesuri" janë disa nga rolet e tij më të njohura ku e keni parë herë me flokë të gjatë e herë me mjekër.
Por mesa duket pamja e re që ka marrë tani lë disi për të dëshiruar. 34-vjeçari është fotografuar dje teksa dilte nga një takim me producentin Kerem Çatay. Aktori kishte lënë mustaqe dhe dukej shumë ndryshe me pamjen e re.