Gokberk Yildirim është një nga aktorët turq më të pëlqyer nga vajzat shqiptare, kjo për shkak të rolit të Muratit në telenovelën ‘Më Fal’, që transmetohet edhe në Kosovë. Mesa duket, Gokberk është i lidhur me një bukuroshe shqiptare dhe tani kanë vendosur të mos e fshehin më nga mediat.
Sipas ‘Iconstyle.al’, Gokberk është i lidhur me një modele kosovare, Liridona Bajrami. Në disa prej fotove ata shfaqen duke drekuar së bashku, në ashensor, si dhe duke u përqafuar. Nuk dihen detaje të tjera në lidhje me çiftin e ri, pasi të dy kanë qenë hermetikë, megjithatë presim të mësojmë më tepër në kohët në vazhdim.