IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Aktorin e njohur shqiptar do t’a shihnim përkrah Selena Gomez në filmin e Woody Allen, por ja ç’po ndodh me premierën e vonuar [FOTO]

Aktorin e njohur shqiptar do t’a shihnim përkrah Selena Gomez në filmin e Woody Allen, por ja ç’po ndodh me premierën e vonuar [FOTO]

Publikuar më: 18:05 10-01-2019

“Një ditë me shi në Nju Jork” do të ishte filmi i regjizorit të njohur hollivudian Woody Allen me një kast të gjerë aktorësh duke përfshirë Selena Gomez, Timothee Chalamet, Jude Law, Elle Fanning dhe shumë të tjerë.

Mirëpo pjesë e këtij kasti ishte edhe një aktor shqiptar, pikërisht Marko Caka, i cili ka korrur mjaft sukses në Hollywood.

E ndërkohë që filmi është xhiruar që në 2017-ën, asgjë nuk ka dale në dritë mbi premierën e tij.

Sipas mediave amerikane, premiera e filmit është shtyrë dhe me siguri nuk do të realizohet kurrë pas skandalit për abuzim seksual që vajza e adoptuar e Allen deklaroi për regjizorin.

Fjalët se premiera e filmit do të vinte këtë vit duket se kanë rënë posht, pasi as këtë vit nuk duket se do të arrijmë t’a shohim aktorin shqiptar përkrah Selena Gomez.

aktori.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783