Aktorja bukuroshe e serialit “Ertugrul”, Burcu Kiratli, është martuar për herë të dytë me këngëtarin me origjinë shqiptare Sinan Akçil. Nga mediat turke raportohet se çifti i kanë thënë për herë të dytë “Po” njëri-tjetrit. Kjo konfirmohet dhe nga vetë ata, të cilët kanë postuar në Instagram momente nga martesa e tyre.
Sinan është me origjinë nga Kosova. Burcu është e njohur me rolin e Gokçes në serialin “Ertugrul”.
Kujtojmë se çifti u martuan para dy vitesh dhe dasma e tyre e madhe dhe e bujshme ishte nën vëmendjen e të gjithëve në vitin 2018. Siç shkruanin dhe mediat turke, lumturia e çiftit zgjati vetëm disa muaj, pasi Sinan dhe Burcu kishin probleme me martesën e tyre.
Siç kishte rrëfyer Sinani në një deklaratë të fundit, marrëdhënia e tyre kishte pësuar krizë, sepse nuk i kushtonin kohë të mjaftueshme njëri-tjetrit.
“Jetonim në të njëjtën shtëpi dhe flisnim nga WhatsApp. E braktisa shtëpinë. Për 10 ditë nuk u pamë. Por ndjemë mall për njëri-tjetrin dhe u pajtuam”, tregonte këngëtari.
Gjërat nuk paskan shkuar aq mirë, ndaj dhe çifti kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies së tyre të dashurisë.
Mesa duket ata kuptuan se nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin, ndaj dhe vendosën të martoheshin sërish. Epo ne s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë çiftit jetë të lumtur.