INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja e famshme i çudit të gjithë, puth në buzë kolegun, bashkëshorti i duartroket [VIDEO]

Aktorja e famshme i çudit të gjithë, puth në buzë kolegun, bashkëshorti i duartroket [VIDEO]

Publikuar më: 17:50 18-09-2017

Aktorja e famshme Nicole Kidman i ka habitur të gjithë gjatë mbrëmjes së çmimeve “Emmy”. E shoqëruar gjatë gjithë mbrëmjes nga bashkëshorti i saj, Keith Urban, për një moment puthjen ia ka dhuruar dikujt tjetër.

Ylli australian, “ngatërroi” të shoqin me partnerin e saj në filmin “Big Little Lies”, Alexander Skarsgård. Pasi ai fitoi çmimin Emmy, aktorja i dha një puthje në buzë, ndërsa bashkëshorti i saj e shihte nga pas dhe e duartrokiste.

Ishte e dukshme që për aktoren gjesti i puthjes nuk ishte asgjë tjetër, veçse një shenjë vlerësimi për kolegun e vet si dhe për ta komplimentuar atë.

Pak minuta më vonë, kur aktorja tërhoqi cmimin bëri një dedikim të cilin ja kushtonte bashkëshortit të saj:

“Unë kam dy vajza të vogla, Sanday dhe Faith, ndërsa burri im i adhurueshëm Keith është këtu për të më mbështetur në rrugën time artisitke, e cila padyshim është e mbushur plot me sakrifica. Prandaj e gjithë kjo fitore është e juaja. Dua që kur vajzat e mia të kujtojnë netët që nuk i kam vënë unë në gjumë, ta kuptojnë që e gjitha ka qënë për këtë’ – është shprehur Kidman.

Article Logic
Execution time: 0.002000093460083