Aktorja e famshme Julia Roberts ka dhënë një deklaratë mjaft të sinqertë teksa ishte e ftuar së fundmi në “The Ellen Show”. Ajo ka treguar se i trembet pa fund moshës dhe plakjes dhe nuk do të donte kurrë që në media apo portale të ndryshme të flitej për ‘numrin’ e saj.
51-vjeçarja nuk dëshiron që askush t’ja vërë në dukje faktit që po plaket madje për të do të ishte më të mirë të flisnin për gjëra më të turpshme si këmbët e saj të padepiluara. Këto fjalë kanë bërë për të qeshur të gjithë publikun madje edhe vetë moderatoren e këtij programi por për Julia Roberts kjo është një çështje madhore.