Vajza katërvjeçare e yllit të Broadway, Ruthie Ann Miles, është goditur nga një makinë dhe si pasojë ka humbur jetën.
Miles, e cila është shtatzënë dhe vajza e saj Abigail po kalonin një rrugë në lagjen Brooklyn Park të Nju Jorkut, të hënën, kur u goditën pasi një shofer kaloi semaforin me dritë të kuqe.
Artistja është në spital jashtë rrezikut për jetën edhe foshnja e saj e palindur është mirë. Sipas New York Daily News edhe disa persona të tjerë u goditën nga e njëjta makinë.
Një grua tjetër, mike e Miles, e quajtur Lauren Lew, u plagos gjithashtu dhe është në gjendje të mirë. Djali i saj njëvjeçar Jozueu ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes.
Sipas mediave lokale, shoferi Dorothy Bruns, 44 vjeçar kishte probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë sklerozë të shumëfishtë.