Eliza Dushku është bërë nënë për herë të dytë.
Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare ka sjell në jetë një djalë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Eliza përmes rrjeteve sociale ku ka publikuar një fotografi të realizuar gjatë shtatzënisë, një me partnerin dhe një foto të vogëlushit.
Aktorja gjatë pritjes së ëmbël ka qenë e rezervuar me postimet ndërsa pas ardhjes në jetë të djalit ka zbuluar edhe emrin e veçantë të tij, të cilin e kanë quajtur Bodan.
Fotografitë e hedhura janë të realizuara nga dora e mjeshtrit të fotografisë, Fadil Berisha, me të cilin Eliza bashkëpunon vazhdimisht.
“Mirë se vjen djali ynë i bukur, Bodan, kjo javë ka qenë një rrugëtim në vetvete. Mirënjohje dhe gëzim! Këta djem i japin jetës horizonte të reja. Bourne & Bodie: Vëllezërit e #Boston. Faleminderit të gjithë atyre që na mbështesin dhe na duan. Fadil Berisha fotografitë e tua janë gjithmonë të preferuarat e mia, të duam”, shkruan ajo në postimin në fjalë.
Eliza dhe bashkëshorti i saj Peter Palandjian janë prindër edhe të një djali 2-vjeçar me emrin Philip Bourne.