INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja e famshme thyen sërish rregullat në Festivalin e Filmit në Kanë, ja çfarë ka bërë ajo këtë herë

Aktorja e famshme thyen sërish rregullat në Festivalin e Filmit në Kanë, ja çfarë ka bërë ajo këtë herë

Publikuar më: 20:50 18-05-2018

Disa rregulla janë bërë për t'u thyer, sidomos rregullat seksiste për llojin e këpucëve që mund të vishen në tapetin e kuq. Vetëm dy vjet më parë, organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë vendosën disa kufizime dhe rregulla strikte të reja për pjesëmarrësit: nuk ka selfie, as këpucë të sheshta apo të quajtura ndryshe ballerina. Kjo e fundit ishte pikërisht pjesë e kodit të veshjet që femrat duhet të vishnin me patjetër taka, ndërsa meshkujt këpucë formale, pasi sipar organizatorët ky event duhet të jetë plot shkëlqim. 

Këtë vit Kristen Stewart është pjesë e jurisë në Festivalin më të rëndësishëm të filmit, së bashku me Cate Blanchett, Ava DuVernay, Lea Seydoux dhe një mori drejtuesish ndërkombëtarë, që do të thotë se ajo ka qenë e pranishme në të gjitha premierat. Edhe pse ajo është pjesë e jurisë nuk do të thotë që do të jetë dakord me rregullat që do të vendosin organizatorët, aq më pak në veshje që çdo gjë është çështje shije dhe zgjedhje personale. Vetëm para 4 ditësh ajo duke ecur në tapetin e kuq hoqi takat dhe vendosi që ata parakalim ta bënte zbathur. Ky veprim i saj habiti shumë të pranishëm aty dhe u komentua mjaftueshëm. Mesa duket Kristen ka qenë shumë e lodhur dhe nuk i ka duruar dot ose ka gjasa që të takat të mos kenë qenë të rehatshme, saqë e kanë detyruar ato t’i heqë.

gettyimages-958486736-1526650948.jpg

gettyimages-958489610-1526650973.jpg

 


Por surprizat nga Kristen Stewart nuk mbarojnë këtu! Ajo së fundmi është shfaqur me një veshje shumë ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë dhe nuk i ishte përmbajtur kodit të veshjes së Festivalit të Filmit në Kanë. Ajo e tregoi rebelimin e saj me rregulat strikte të këtij eventi duke u veshur me një veshje mashkullore dhe këpucë formale frymëzuar nga meshkujt. Epo nëse burrat mund t'i veshin ato, atëherë pse nuk mund të Stewart?
Nëpërmjet veprimeve të saj ajo i ka dhënë botës një mesazh shumë të rëndësishëm: Të paktën në fushën e artit nuk duhet të ekzistojnë këto rregulla seksiste! Të lumtë Kristen!

gettyimages-959702794-1526649421.jpg

gettyimages-959616062-1526651594.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707