Të martën mbrëma është mbajtur premiera e filmit “No time to die”.
Fotografitë e tapetit të kuq ku defiluan emra shumë të njohur janë shpërndarë kudo por një incident i vogël na paska ikur pa e parë.
Ana De Armas, 33 vjeç, përjetoi një incident teksa u largua nga ahengu në Annabel’s në Mayfair të Londrës.
Fustani i zi i “The Bond Girl” nga Louis Vuitton zbuloi pak më shumë se që duhej pasi ajo ekspozoi gjoksin e saj të majtë ndërsa ishte ulur në automjetin e saj të daljes të drejtuar nga shoferi.
Filmi, i drejtuar nga Cary Joji Fukunaga, ishte planifikuar fillimisht të dilte në prill 2020, por u shty në nëntor para se lansimi të ndryshonte edhe një herë në prill 2021 për shkak të pandemisë koronavirus.