Aktorja e njohur turke, Demet Ozdemir është fejuar me partnerin e saj, këngëtarin Oguzhan Koç. Çifti ka mbajtur një ceremoni fejese me njerëzit e tyre të dashur.
Demet kishte veshur një fustan të gjatë rozë dhe dukej shumë elegante, ndërsa flokët i kishte lidhur dhe kishte vendosur një makeup shumë të lehtë.
Fotot nga ceremonia janë shpërndarë menjëherë në rrjete sociale dhe të gjithë kanë nisur me urime për çiftin e ri.
Në festën pas ceremonisë, Demet veshi një fustan të bardhë të shkurtër.
Demet dhe Oguzhan kanë 2 vite së bashku.