Stormy Daniels do ta çojë presidentin amerikan Donald Trump në gjykatë, shkruan Daily News.
Ylli i pornografisë, Stormy Daniels, e cila është në qendër të vëmendjes për shkak të pretendimeve mbi një aferë seksuale me presidentin e tanishëm amerikan, ka ngritur padi kundër Donald Trump ditën e martë, duke thënë se ai kurrë nuk nënshkroi një marrëveshje, sipas së cilës ylli i filmave pornografikë nuk do të zbulonte aferën e tyre seksuale, në këmbim të 130.000 dollarëve.
Stormy, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, thotë se marrëveshja e rënë dakord për lidhjen e saj "intime" me Trump është e pavlefshme, edhe pse ajo dhe avokati personal i Trump, Michael Cohen e nënshkruan atë, por jo edhe Trump.