Aktorja e famshme Hilary Duff dhe Matthew Koma janë bërë prindër të një vajze. Ish ylli i 'Lizzie McGuire' solli në jetë fëmijën e dytë më 25 tetor, por Koma dhe Duff e kanë bërë të ditur një gjë të tillë, ditën e djeshme. “Kjo vogëlushe ka vjedhur zemrat tona. Ajo ka ardhur në jetën dhe shtëpinë tonë, të enjten mbrëma dhe është thjesht magji”, ka shkruar Duff poshtë fotografisë ku çifti shihet duke e mbajtur në duar vogëlushen e tyre, derisa janë shumë të buzëqeshur.
Duff është aktualisht nënë e djalit gjashtëvjeçar, Luca, me ish-bashkëshortin, Mike Comrie.