Skandalet seksuale në Hollywood, u bënë jo vetëm tema e diskutimeve por edhe e eventeve të mëdha.
Personazhe të njohur ia janë bashkuar një nga një kësaj historie duke treguar secili eksperiencën e tij të hidhur. Ndërsa aktorja e nnjohur Emma Watson ka dhuruar rreth 1 milionë paund për të gjitha vajzat që kanë rënë pre e abuzimeve seksuale. Watson e njohur për rolin e saj si Hermion në filmin ‘Harry Potter’ ishte ndër të parat artiste që foli hapur kundër regjisorit Harvey Weinstein.
Paratë e kontribuara edhe nga donatorë të tjerë, janë mbledhur nga një organizatë që synon të ofrojë mbështetje për viktimat e ngacmimeve seksuale si dhe do të publikojë një letër që do mbështetet nga 200 yje botërorë për të zhdukur abuzimin dhe diskriminimin në të gjitha industritë.