INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja e njohur denoncon live: Hervin Çuli ma tha personalisht, ‘’Sa të jem unë këtu s’ke punë në teatër’’[FOTO]

Aktorja e njohur denoncon live: Hervin Çuli ma tha personalisht, ‘’Sa të jem unë këtu s’ke punë në teatër’’[FOTO]

Publikuar më: 22:32 09-02-2018

Me një karrierë prej mbi 20 vitesh, sot ajo është një ndër aktoret më të njohura nga publiku shqiptar. Në të gjitha rolet e saj ajo është vlerësuar për atë çfarë ajo ka sjellë dhe ka interpretuar para publikut.

Bëhet fjalë për aktoren Anila Bisha e cila ka një gamë të gjerë të roleve si në filma televizivë, ashtu dhe në teatër. Por mbrëmjen e sotme ajo ka bërë një denoncim “live” në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ishte e ftuar së bashku me një grup aktoresh që protestojnë kundër projektligjit për Artin.

Anila Bisha lëshoi edhe deklaratën e fortë ku u shpreh se drejtori Hervin Çuli i ka thënë se nuk do të shkelë në teatër deri sa të jetë ai aty.

“Jemi të terrorizuar. E di ti që unë nuk jam e angazhuar në Teatrin Kombëtar. Dhe më ka thënë direkt në sy: ‘Sa të jem unë ti nuk do të punosh në Teatrin Kombëtar. Kështu më tha drejtori Hervin Çuli. E gjitha kjo ishte vetëm sepse unë kisha shprehur mendimin tim si funksionon teatri në publik. Nuk thonë kot, që neve na trajtojnë si skllevër”, denoncoi aktorja Anila Bisha.

Është hera e parë që një aktore e tregon hapur këtë “kërcënim” ndaj saj nga drejtuesi i një prej institucioneve më të rëndësishëm në vend.

ANILABISHA.png

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328