Ajo është mbretëresha e mesazheve online.
Aktorja ka gjithmonë një koment për cilindo personazh Vip duke kërkuar që të flasë me të. E fundit që i ka shkruar është JLo. Në postimin për reklamën e koncertit të radhës të këngëtares në Dubai, Lindsay Lohan shkruan: “Doja të lidhesha me ty në Dubai duke qenë se jetoj këtu, por ti nuk më ndjek ndaj nuk mund të të shkruaj mesazh direkt”. Komenti mblodhi menjëherë disa kundërpërgjigje të tilla si: "Tani me siguri, JLo do të rishohë axhendën që të bëjë vend edhe për Lindsay". Përdoruesit e Twitterit e dinë se duhet të ndjekin njëri-tjetrin, në mënyrë që të shkruajnë mesazhe direkte, ndërkohë që Lindsay e ndjek JLo-në, por kjo e fundit jo. Akoma nuk ka një përgjigje nga këngëtarja, por ka të ngjarë që Lindsay të jetë duke kontrolluar vazhdimisht mesazhet në Twitter për të parë nëse JLo i ka bërë follow mbrapsht. /intv.al/