Arjola Demiri është kthyer tashmë në një nga aktoret shqiptare më të komentuara në rrjetet sociale e mediat rozë. Bukuroshja nga Tropoja u bë e famshme pasi u “masturbua” në skenë, në një shfaqje teatrale. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN”, së bashku me disa aktorë të tjerë që janë pjesë e kastit të filmit “I love Tropoja”.
Në lojën “Ndaje ose zhvishu”, Arjolës iu bë pyetja: “Ke deklaruar se nuk do të refuzoje asnjë rol. Na thuaj me cilin aktor shqiptar do të interpretoje një skenë seksi?”.
Pasi mendoi se me cilin aktori mund të bënte një skenë të tillë, ajo më në fund e tha emrin. “Bujar Asqeriut sepse e kemi një film bashkë”, shtoi aktorja bukuroshe.