Aktorja italianë Francesca Cipriani ka bërë një deklaratë të papritur për aktorin me origjinë shqiptarë dhe shumë të njohur nga telenovelat turke Can Yaman.
Aktorja ka treguar se ajo dhe Can janë takuar në prapaskenat e një emisioni në Itali dhe sipas saj mes tyre ka lindur një shkëndijë. Francesca është shprehur se ajo dhe Can kishin vendosur të takoheshin sërish, por që prej asaj dite ai nuk i ka folur më.
Aktorja tregoi se qan çdo ditë për këtë arsye dhe faktin që aktori nuk i ka kthyer përgjigje.
“Kemi biseduar bashkë për gati 1 orë, njohëm njëri-tjetrin“- shprehet aktroja, shkruan Who. “Më bëri elektroshok me sytë e tij”-tha aktorja duke e përshkruar takimin me Can si dashuri me shikim të parë.