Emri i saj nuk përmendet vetëm për filmat, por edhe për problemet e vazhduaeshme që ka patur me alkoolin. Megjithatë, 32 vjeçarja ndodhet në Mykonos, Greqi për të pushuar. Ajo atje ka kërcënuar me pushim nga puna kamarieret e resortit ku është bashkëpronare bashkë me milionerin grek Denis Papageorgiou, për shkak të mungesës së uniformës në veshje.
Aktorja amerikane postoi në instagram një foto të dy kameriereve që punojnë në Lohan Beach House Rhodes në ishullin Mykonos, të veshura me të bardha. 32-vjeçarja vë re se kamarierja bjonde ka veshur sandalet e duhura me ngjyrë të bardhë, ndërsa brunia me ngjyrë bezhë. “Vishni të njëjtat sandale ju lutem, ose jeni të pushuara”, shkroi Lohan në Instagram.