Pas skandaleve seksuale, fushata e “Time’s Up” e ndërmarë nga më shumë se 300 femra në Hollywood, tashmë duket se dhe aktoren Bella Thorne e ka bërë pjesë të saj.
Aktorja e njohur, ka zbuluar përmes një postimi në rrjetin social Instagram se është abuzuar seksualisht deri në moshën 14 vjeçare.
“Jam abuzuar seksualisht nga dita që arrij ta mbaj mend deri në moshën 14-vjeçare. Pastaj më në fund pata kurajën të mbyll me çelës derën dhe të ulem përpara. Për të gjithë natën!
Duke pritur që dikush të përfitonte sërish nga jeta ime. Prita që të përfundojë dhe ndodhi. Por disa nga ne nuk kanë qenë kaq me fat sa të dalin gjallë… Ju lutem, sot duhet të mbroni çdo qenie të keqtrajtuar”, shkruan Bella në postimin e saj në Instagram.