Mbrëmjen e Krishtlindjeve aktorja e njohur u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare.
Heather Menzies ishte aktore e filmit të njohur "The Sound of Music", fitues i 5 çmimeve Oscar.
Heather vdiq për shkak të sëmundjes së kancerit në tru duke lënë pas 3 fëmijët e saj.
"Ajo ishte aktore, balerinë dhe e jetoi jetën me të gjitha kënaqësitë e saj. Ndonëse nuk kishte shfaqur shenja dhimbje, pasi u diagnostifikua me kancer 4 javë më parë, mamaja e dha frymën e fundit në orën 7:20", u shpreh aktori Ryan Urich, djali i të ndjerës.